Bota

Sot votohet qeveria e Dritan Abazoviçit në Malin e Zi

Sot votohet kabineti i ri qeveritar në Malin e Zi kryesuar nga i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviçi.

Qeveria do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 20 ministra, nga të cilët, dy do të jenë pa portofol.

Pjesë e koalicionit qeverisës janë’ Lëvizja Qytetare URA’ e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Në planin e dorëzuar pak ditë më parë, Abazoviçi ka renditur pikat kryesore, ku do të fokusohet qeveria e re, ku mes të tjerave përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, integrimi në Bashkimin Evropian, si dhe reforma të reja për të përballuar krizën ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë.

Një ndër vendimet e para do të jetë edhe censusi i popullsisë, çështje që ka shkaktuar gjithnjë tensione në Mali te Zi.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *