Bota

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar largohet edhe më tepër nga toka, ja pse po ndodh

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar pritet të bëjnë një korrektim të orbitës së tij gjatë ditës së sotme. Mësohet se ISS do të ngjitet edhe me 1.8 kilometra nga toka me qëllim që të shmangë përplasjen me disa mbetje hapësinore që edhe ato vërtiten në orbitën e tokës.

ISS ka dy motorë të integruar në të, të cilët përdoren zakonisht për të korrigjuar orbitën e stacionit, i cili ka disa dekada që vërtitet rreth tokës dhe administrohet nga austronautë nga vende të ndryshme të botës.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Mbetjet hapësinore janë kthyer në një problem real sëfundmi. Ato përbëhen kryesisht nga mbetje prej satelitëve të nxjerrë nga përdorimi apo pjesë raketash, të cilat vërtiten në orbitë dhe rrezikojnë satelitët e tjerë apo edhe vetë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *