Bota

Ishujt Solomon kthehen në mollë sherri mes superfuqive

Kinezët kanë nënshkruar një pakt strategjik me Ishujt Solomon ku mund të vendosin baza ushtarake në Oqeanin Paqësor në të ardhmen. Kjo është parë si një kërcënim strategjik nga administrata amerikane, ajo australiane dhe Zelanda e re. Me fuqizimin e Kinës, amerikanët kanë shtuar vëmendjen e tyre në Azi – Paqësor. 

Australia, Zelanda e Re dhe SHBA-të kanë ngritur shqetësime për sigurinë në rajonin e Paqësorit, pasi Kina nënshkroi një pakt sigurie me Ishujt Solomon këtë javë. Sipas zyrtarëve australianë dhe amerikanë, Kina mund të ndërtojë në të ardhmen një bazë ushtarake në Ishujt Solomon që do të sillte sipas amerikanëve edhe ndërlikime strategjike në sigurinë rajonale.

Australianët kanë qenë kundër kësaj marrëveshjeje, por zyrtarët e Ishujve Solomon thanë se kjo marrëveshje nuk minon paqen apo harmoninë në rajon. Sipas medieve australiane që bënë publik një draft të marrëveshjes, luftanijet kineze do të lejohen të ankorohen në ishujt e Paqësorit dhe se Pekini mund të dërgojë forcat e veta të sigurisë “për të ndihmuar në ruajtjen e rendit ” në atë rajon.

Lexo më shumë  SHBA: Ka mundësi që Izraeli të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar me armët tona

Aktorët politikë dhe analistët australianë e kanë parë këtë marrëveshje strategjike si dështim të politikës së jashtme australiane. Edhe ministrja e Jashtme e Zelandës së Re tha gjithashtu se ishte “e pikëlluar” që Ishujt Solomon kishin nënshkruar pakt strategjik me Kinën.

Amerikanët në krahun tjetër që kanë interesat e tyre strategjike në këtë rajon kanë njoftuar se do të përshpejtojnë hapjen e një ambasade në Ishujt Solomon dhe kanë paralajmëruar vendin e Paqësorit se do të “përgjigjen në përputhje me rrethanat” nëse ndërmerren hapa që lejojnë Kinën të krijojë një bazë ushtarake atje.

Lexo më shumë  Pritja drejt fundit: Ukraina mund të bëhet me aeroplanë F-16 këtë verë

SHBA-të janë të shqetësuar për rritjen e fuqisë kineze në rajon, ndërsa janë duke u përballur edhe me sfida të tjera globale siç është edhe lufta në Ukrainë. Sipas ekspertëve, amerikanët ja kanë transferuar Australisë politikën rajonale në Paqësor, por qasja e Australisë është kritikuar për faktin se ishte shumë e ngadaltë, pavarësisht se e dinte për muaj të tërë se po negociohej ky pakt strategjik.

Ishujt Solomon janë një vend i vogël në Paqësor, por për fuqitë e Mëdha kanë rëndësi të madhe strategjike, pasi Oqeani Paqësor dhe rajoni i Azi Paqësorit janë me rëndësi të madhe për tregëtinë botërore. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *