Bota

Analisti rus: Qëllimi është shpërbërja e Ukrainës

Një komentator veteran pro-Kremlinit thotë se qëllimi i Rusisë në Ukrainë është “çmontimi gradual dhe riformatimi në faza i këtij territori”. Analisti rus, Pyotr Akopov, thotë se “të gjithë e kuptojnë tani që operacioni ushtarak do të vazhdojë gjatë”, raporton BBC.

Komenti i tij, i publikuar nga lajmet shtetërore RIA Novosti, titullohet “Rusia po ndryshon taktikat, por jo strategjinë, në Ukrainë”.

Ai i bën jehonë një fjalimi të premten nga një gjeneral i lartë rus, Rustam Minnekayev, që parashikon që forcat ruse të marrin kontrollin e gjithë vijës bregdetare të Ukrainës, nga Donbasi në lindje deri në Moldavi në perëndim.

Lexo më shumë  Gjermania thotë se aleatët do t’ia dërgojnë Ukrainës 3 sisteme HIMARS

Rusia ka trupa në Transnistria, një territor i shkëputur pro-Moskës në Moldavi.

“Tërheqja e trupave tona nga ndonjë prej territoreve të pushtuara nuk bëhet fjalë”, thotë Akopovi.

“Nëse objektivi i fazës së dytë është vendosja e kontrollit mbi jugun e Ukrainës, atëherë duhet të kuptojmë se edhe një fazë e tretë është e pashmangshme – kontrolli mbi të gjithë Novorossiya”, thotë Akopovi.

Nacionalistët rusë e shohin “Novorossiya” (që do të thotë Rusia e Re) si një zonë e madhe e Ukrainës jugore që dikur i përkiste Rusisë perandorake. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se “Novorossiya” duhet të përfshijë gjithashtu rajonin e Kharkivit në veri.

Lexo më shumë  Kabineti i luftës së Izraelit miraton zgjerimin e operacionit në Rafah, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së

Akopovi thotë se Rusia mund të mos ketë nevojë të pushtojë Kievin dhe Lvivin, sepse “pas rënies së jugut, Ukraina si një entitet do të fillojë të shembet”.

Ai “kolaps”, thotë ai, do të ndodhë “edhe pa pritur dorëzimin e Kharkivit dhe kontrollin mbi të gjithë Novorossiya, sepse humbja e jugut i heq Ukrainës shanset për të ekzistuar si një shtet i vetë-mjaftueshëm”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *