Bota

Krimet e luftës në Ukrainë – Më 7 prill votohet për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Më 7 prill votohet lidhur me largimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, do të votojë më 7 prill, për ta pezulluar Rusinë nga trupa e Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Ky votim vjen pas raportimeve se trupat ruse kanë kryer krime të rënda në qytetin Buça të Ukrainës.

Votimi është konfirmuar për orën 10 të enjten, tha Paulina Kubiak, një zëdhënëse për presidentin e Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid.

Lexo më shumë  Zelenskyy akuzon Rusinë se po përpiqet ta përfshijë Bjellorusinë më thellë në luftën kundër Ukrainës

Dy të tretat e vendeve që votuan në asamblenë prej 193 anëtarësh duhet të mbështesin pezullimin që Rusia të hiqet përkohësisht nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me bazë në Gjenevë.

Vitet e fundit, organizata ka qenë nën presionin e imponuar nga autoritetet në vazhdën e goditjes së vazhdueshme ndaj organizatave joqeveritare, mediave të pavarura dhe institucioneve demokratike në të gjithë Rusinë.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës rrëzon sërish kërkesën e kriminelit Mlladiç për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Shumë aktivistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *