Lajme

Shefi i EULEX-it përgëzon Policinë e Kosovës

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kalimin e rrjedhshëm të miëjrave serbëve të Kosovës nëpër pikëkalimet mes Kosovës e Serbisë të dielën.

Mijëra qytetarë serbë kishin shkuar në Serbi për të votuar në zgjedhjet e Serbisë. Shkuan me vetura private apo me autobusë.

Këtë vlerësim Wigemark e ka bërë gjatë mbajtjes së ceremonisë së flamurit të Njësitit rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it.

Lexo më shumë  Investigimi i La7/ Trajtimi çnjerëzor i emigrantëve në qendrat e Italisë dhe dyshimet për Shqipërinë

“Shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin afatgjatë me kolegët tanë nga Policia e Kosovë dhe nga KFOR-i si reagues të parë dhe të tretë të sigurisë”, tha Wigemark. “Kjo është hera e parë që ne kemi kërkuar forca rezervë për të mbështetur NjPS-në tonë në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, që është pjesë e sistemit mjaftë unik treshtresor të reaguesve të sigurisë në Kosovë”.

Xhandarmët e Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar të EULEX-it u zbarkuan në Kosovë gjatë muajit mars për përforcimin e kapaciteteve të Njësisë ekzistuese të Policisë së Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Portugalia, Franca dhe Italia janë kontribuuese me forca të xhandarmëve në Njësinë Rezervë të Policisë së Specializuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *