Serbia padit serbin që tha emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë të mërkurën në një konferencë “të jashtëzakonshme”, se dikasteri që udhëheq ka ngritur padi ndaj serbit Boban Bogdanoviq, i cili të martën për portalin “Krik”, tha se e di kush e ka vrarë politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dhe kush e ka dhënë urdhërin për këtë.
Bogdanoviqi tha se e ka amanet nga miku u tij i vrarë tashmë, Aleksandar Gligorijeviq, që të zbulojë emrat.
Dhe sipas tij, vrasësi është Lubomir Lainoviq nga Novi Sadi, kurse urdhëruesi i vrasjes, Zvonko Veselinoviq, një biznesmen i përfshirë në aktivitete kriminale dhe funksionar i lartë i Listës Serbe, i ndjekur nga drejtësia në Kosovë.
Vuilini tha se “e ka ftuar Bogdanoviqin të dëshmojë me poligraf (mjet që detekton gënjeshtrën) në dorë dhe pasi ka refuzuar, sipas tij, ka vendosur ta padisë.
“Serbia është shtet serioz dhe nuk bën që të gënjehet kaq brutalisht”, tha Vulini.
Rruga Press