Bota

Ushtarët rusë thyen dyert e oborrit dhe u futën në shtëpinë e tyre, çiftit të moshuar ukrainas as që iu tremb syri – i detyruan trupat të largohen

Një çifti të moshuar ukrainas nuk iu tremb syri, kur ushtarët rusë thyen dyert e oborrit të shtëpisë dhe u futën në pronën e tyre të armatosur deri në dhëmbë.

E për këtë veprim janë përgëzuar për trimërinë e tyre, ku ambasada amerikane në Ukrainë ka publikuar këto pamje, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kishin kapur momentin kur ushtarët rusë thyen dyert dhe u futën të armatosur në oborr – megjithatë çifti lëre që nuk u tremb, përkundrazi iu bërtitën ushtarëve derisa i detyruan të largohen nga prona e tyre.

Lexo më shumë  Ushtria e Putinit pëson humbje dramatike! Mbi 50 mijë ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në fushën e betejës në shtator

“Përgëzojmë çiftin e moshuar që u qëndruan para ushtarëve rusë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Kiev.

Është interesant sesi në një moment njëri prej ushtarëve shtie në ajër me pushkë – duke menduar se do t’i zmbraps çiftin, por ata vazhduan me këmbëngulësinë e tyre që t’i largojnë nga oborri.

Rruga Press

Lexo më shumë  BE synon marrëveshjen për klimën në COP31 për të përshpejtuar uljen e gazrave serë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *