Rusët bombarduan xhaminë në Mariupol, brenda ishin 80 persona
Xhamia e “Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm” dhe gruas së tij Roxolanas (Sulltanesha Hurrem) në Mariupol, është bombarduar nga forcat ruse, ka njoftuar ministria e Jashtme ukrainase.
Ministria ka thënë se më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë po fshiheshin aty nga bombardimet, përfshirë shtetas turq.
Nuk ka raportime të tjera nëse ka pasur të vdekur apo të lënduar.
Lexo më shumë Ministri polak: NATO do ta mposhtte Rusinë shpejt, Evropa ka epërsi të madhe ushtarake
Rruga Press

