Edhe në Durrës protestë para bashkisë kundër rritjes së çmimit të naftës
Edhe qyteti i Durrësit është ngritur ditën e sotme në protestë në kundër rritjes se çmimeve të karburanteve.
Banorë të qytetit kanë dalë në sheshin para bashkisë dhe protestuan për ngritjen e pakontrolluar të çmimeve ditët e fundit.
Po ashtu makinat që ndodheshin në shesh kanë ndaluar në orën 17.00 në shenjë proteste.
Ndërkohë, edhe në Tiranë është duke u zhvilluar një protestë kundër këtyre rritjeve çmimesh para zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Rruga Press