BallinaLajme

Vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare

Deri në pasdite, këtë të shtunë sipas Meteoalb, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme në të gjithë territorin shqiptar.

Por mbrëmja dhe kryesisht nata sjellë fuqizim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht Jug-Jugperëndim.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fort në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në Losovë deri në pasdite kur vranësirat e shpeshta do të përfshijnë fillimisht zonat perëndimore dhe gradualisht gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja paraqitet me mot të kthjellët, situatë e cila dominon deri vonë në pasdite kur vranësirat shfaqen në zonat kufitare me territorin shqiptar dhe me pas përfshijnë gjithë Maqedoninë e Veriut.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Rruga Press

YouTube player