BallinaKuriozitete

Fëmija i parë në Itali për vitin 2021 është shqiptar, flasin prindërit

Fëmija i parë i ardhur në jetë në Itali për vitin 2021 është një shqiptar. I porsalinduri quhet Alessandro.

Në një intervistë për mediat italiane, babai i të sapolindurit, u shpreh se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem Matia 4 vjeç e gjysmë dhe Alessandro ka bërë një rekord italian, lindi në orën 12 e një sekondë”, tregoi ai.

Për “Tgcom”, mamaja është shprehur shumë e gëzuar.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë.

Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player