BallinaLajme

7 viktima nga tërmeti në Kroaci

Tërmeti i mesditës së djeshme në me epiqendër Petrinjan në Kroaci ka shkaktuar deri më tani 7 të vdekur, mes tyre një e mitur 12 vjeç. Mediat lokale raportojnë se dyshohet se nën rrënoja gjenden ende persona të pajetë ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Goditja ishte e shkurtër por e fortë duke shkaktuar tmerr tek banorët e zonës.

Lexo më shumë  Në marshin ushtarak të Republikës Serbe në Banjallukë, morën pjesë Milan Radojçiqi si dhe anëtarë të klubit rus të motoçiklistëve Night Wolves

Kjo u duk edhe nga videoja e kryebashkiakut të Petrinjas, i cili ishte në një konferencë për shtyp live me mediat kur ra tërmeti.

Në Kroaci gjatë pasdites dhe gjatë mbrëmjes janë regjistruar shtatë tërmete të tjera, me epiqendër në Petrinje.

Qendra Sizmiologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), raporti se tërmetet e regjistruara ishin me magnitudë 3 apo më shumë të shkallës Rihter.

Lexo më shumë  Kurti uron Self-in, thotë se mezi pret të forcojnë partneritetin

Rruga Press

YouTube player