KryesoreLajme

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00, kundër dhunës policore ndaj të rinjve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e sotme, më 20 tetor, në orën 10:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në një njoftim publik, sindikata shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të studentëve, të cilat vijojnë prej gjashtë ditësh, dhe dënon atë që e cilëson si dhunë policore.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

SPUSH bën me dije se ka qenë në mbështetje të studentëve që prej nisjes së protestës, ndërsa thekson se po e ndjek me shqetësim të madh mënyrën se si po menaxhohet situata nga autoritetet.

Përmes thirrjes për marshimin e solidaritetit, sindikata synon të shprehë mbështetjen për studentët protestues dhe të kundërshtojë veprimet e policisë ndaj tyre.

Ndërkohë, një ditë më parë, 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Lexo më shumë  Akademikja Ledi Shmaku Shkreli në mbështetje të protestave: Në Bolonjë mbrojtëm studentët dhe mbajtëm jashtë policinë. Qysh kur antifashizmi qenka antivlerë?!

Rruga Press

YouTube player