BallinaBota

Gjermania regjistron numër rekord viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të viktimave prej COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Instituti Robert Koch në Berlin raportoi 1 129 vdekje, hera e parë që humbjet e jetës kapërcenin 1 mij.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i keqardhur për bilancin negativ të vendit.

“Sot Gjermania ka 1,129 viktima të koronavirusit: është një numër që na tregon se fatkeqësisht jemi akoma larg normalitetit. Vaksinat janë çelësi për të dalë nga pandemia, për t’u kthyer në jetën tonë të dikurshme”

Gjermania ka vendosur masa bllokimi deri më 10 janar. Numri total i viktimave në vend ka kapërcyer 32 mijë.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka paralajmëruar vendet e BE mbi variantet e reja, ai anglez dhe i Afrikës së Jugut, që do të vazhdojnë të përhapen në Evropë duke shkaktuar më rritje të infektimeve.Exit/

Rruga Press

YouTube player