BallinaLajme

Zhvlerësimi i Euros, pse pësoi rënie në këmbim me lekun

. Sipas ekspertit monedha evropiane pritet të zhvlerësohet edhe më tej nga monedha vendase edhe gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të shlyerjes së borxhit publik.

TIRANË- Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet për 123.7 lekë, në rritje të lehtë kundrejt një dite më parë. Por në krahasim me fillimin e Dhjetorit, monedha evropiane ka parë një rënie me 0.7 lekë kundrejt asaj kombëtare.

Eksperti për ekonominë Selami Xhepa thotë se luhatja ka ndodhur për shkak të të ardhurave të emigrantëve, por gjithashtu ndikim ka patur dhe qarkullimi i parave në rrugë informale. Sipas ekspertit monedha evropiane pritet të zhvlerësohet edhe më tej nga monedha vendase edhe gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të shlyerjes së borxhit publik.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Sipas parashikimit të FMN-së dhe organizatave të tjera për vitin e ardhshëm kursi i këmbimit valutor do të ketë një trajektore të qëndrueshme, por në periudhën e 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së borxhit publik mund të ketë luhatje mbi kursin e këmbimit valutor duke patur një zhvlerësim të lehtë të euros.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës
YouTube player