Donald Trump dhe dy fëmijët e tij duhet të dëshmojnë në gjykatë, ja për çfarë akuzohen
Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij janë urdhëruar nga një gjykatës i New York-ut që të paraqiten brenda tre javëve të ardhshme, si pjesë e hetimit përsa i përket dyshimit në lidhje me një mashtrim në vlerësimin e aseteve që i përkasin biznesit familjar shkruan The Guardian
Vendimi i gjyqtarit Arthur Engoron për të detyruar Trumpin dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Donald Jr dhe Ivanka, të respektojnë fletëthirrjet përbën një përshkallëzim të rreziqeve ligjore për ish-presidentit.
Po hetohet nëse Organizata Trump përdori vlerësime mashtruese të aseteve të saj për të tërhequr kredi dhe për të ulur taksat.
Sipas vendimit të gjykatësit, Trump tani duhet të dëshmojë brenda 21 ditëve dhe të dorëzojë dokumentet brenda 14 ditëve.
Trump e ka cilësuar hetimin e James, e cila është demokrate: një gjueti shtrigash.
Rruga Press