BotaKryesore

Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe mundësinë e humbjes së kontrollit njerëzor mbi të.

Në një intervistë, Virkkunen tha se Bashkimi Evropian e konsideron humbjen e kontrollit të AI nga njerëzit si një nga rreziqet më serioze të sigurisë.

“Këto teknologji po përparojnë aq shpejt sa masat mbrojtëse janë të domosdoshme”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë  Editorial i The Guardian/ Si po shkërmoqet në pak muaj shteti autokratik i Orbanit

Virkkunen theksoi se sistemet e inteligjencës artificiale duhet të funksionojnë brenda kufijve të përcaktuar të sigurisë dhe se njerëzit duhet të ruajnë kontrollin përfundimtar mbi këto teknologji.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rregullimit të rreziqeve të mundshme përmes legjislacionit evropian, duke iu referuar Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së. Ky kuadër kërkon nga ofruesit e sistemeve të AI-së të vlerësojnë vazhdimisht rreziqet dhe të ruajnë mekanizmat e përcaktuar të sigurisë.

“Ne duhet të sigurohemi që modelet e inteligjencës artificiale janë të sigurta dhe se ato vlerësohen dhe monitorohen vazhdimisht, përfshirë edhe pasi të hyjnë në treg”, tha Virkkunen.

Lexo më shumë  24 ditë protestë në Divjakë kundër reformës së Maznikut, qytetarët: Divjaka bashki!

Sipas saj, bashkëpunimi ndërkombëtar është gjithashtu i domosdoshëm, pasi rregullat evropiane po ndikojnë edhe në mënyrën se si aktorët ndërkombëtarë po e qasen zhvillimin dhe përdorimin e AI-së.

“Në këtë mënyrë, Evropa po ndihmon gjithashtu në vendosjen e standardeve për inteligjencën artificiale”, përfundoi ajo.

Rruga Press

YouTube player