Lajme

Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit 2 muaj pa marrë rrogat

Punonjësit e riciklimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit kanë protestuar këtë të premte, për mos marrjen e pagave në dy muajt e fundit.

Ata shprehen se janë në vështirësi ekonomike dhe paga që marrin nga puna është mënyra e vetme për të përballuar jetesën.

“Kemi 2 muaj që punojmë natë e ditë, por zihemi me shokët për bidonat. Nuk na japin lekët ne. Na bëjnë edhe presion që na thonë po dolët atje do u heqim nga puna”, u shpreh një punonjës.

Lexo më shumë  ​400 mijë euro për tri fusha të reja sportive në Mitrovicë

Ndërsa një tjetër punonjës deklaroi se ndodhet në vështirësi ekonomike, pasi nuk ka marrë rrogën dhe duhet të paguajë edhe këstin e kredisë.

“Kam marrë kredi, ka dy javë që ka kaluar afati. Na duhen leket, na duhen rrogat, kërkojmë të drejtën tonë”, tha ai.

Klodian Zoto e Stela Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Lexo më shumë  Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për 2 inceneratorët e tjerë, të Tiranës dhe Fierit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *