KryesoreLajme

‘Paralizohet’ kultura në Tiranë

Fundjava erdhi, por mundësitë për t’u argëtuar sidomos për të vegjlit janë të kufizuara në kryeqytet. Cirku Kombëtar ishte një nga institucionet kulturore që mblidhte jo vetëm fëmijët, por dhe të rritur dhe sot i mungon Tiranës.

Në vend të çadrës gjen një vend parkim makinash. Se sa ju mungon cirku na e tregon kjo gjyshe dhe nipi i saj.

“Në asnjë vend, e shëtit 3 orë fëmijën në rrugë duke ecur”, tha e moshuara. Muzeu Historik Kombëtar një nga institucionet kulturore që gjithmonë ka tërhequr vizitorë të shumtë, prej kohësh është në rikonstruksion, megjithatë vazhdon të qëndrojë i hapur në një pjesë të tij për qytetarët.

Për ata që janë të lidhur ngushtë me librin, fundjava është koha më e mirë për të ja dedikuar leximit. Por në Bibliotekën Kombëtare duhet bërë një rezervim disa dite me parë në të kundërt do jetë e vështirë. Këtë e konfirmuan vetë punonjësit jashtë kameras. Një problematikë e pazgjidhur që prej fillimit të pandemisë dhe përmbytjes së bibliotekës. Këtë shqetësim  e ngre dhe një studente që dikur ishte lexuese e rregullt në bibliotekë.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu – opozitarëve: Jeni bërë milionerë veç duke qenë në qeveri

“Që kur ndodhi djegia dhe përmbytja, që atëherë nuk jam më. Procedura për të shkuar në bibliotekë është bërë më e ndërlikuar”, tha ajo.

Fëmijët e kanë një mundësi argëtimi në fundjavë, ai është Teatri i Kukullave. Ku të shtunën dhe të dielën vihet në skenë shfaqja “Djali miliarder”. Por, nuk dihet edhe për sa kohë të vegjlit do të mund të ndjekin shfaqje tek ky teatër, pasi ne shtator të vitit që shkoi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se shumë shpejt do ta rikthejnë në një shtëpi muze për Parlamentin shqiptar.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Ne anën tjetër të bulevardit, Teatri Kombëtar nuk është më. Punimet për teatrin e ri ende nuk kane nisur, ndërsa shfaqjet zhvillohen te Art Turbina. Pak metra me tutje Galeria Kombëtare e Arteve është e kyçur, nën rikonstruksion që prej muajit tetor të vitit që shkoi.

Kopshti Botanik dhe ai Zoologjik, kanë qenë një tjetër alternativë e mirë për fundjavën për shumë familje. Punimet duhet të kishin përfunduar në qershor të vitit që shkoi, por vijojnë ende siç shihet nga këto pamje.

Kultura në Tirane diku është rrafshuar, diku është nën rikonstruksion, e diku tjetër nuk dihet sa do të presim që institucionet kulturore të rijetëzohen siç është premtuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *