KryesoreLajme

Veliaj presion banorëve të 5 Majit, gjoba miliona lekë për t’i bindur të firmosin kontratën e dhurimit

Laureta Nikolli, banorja e 5 Majit, e cila një ditë më parë takoi ish-Kryeministrin Sali Berisha, të cilit i kërkoi mbështetjen për zgjidhjen e problemit që këta banorë kanë, pasi banesat po i shemben nga Bashkia e Tiranës, për t’i hapur rrugën planit të rindërtimit, është gjobitur me 12 mln lekë nga administrata nën varësinë e Erion veliajt.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar qytetaren për gjobën e argumentin se ka ndërtim pa leje.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Gjoba është vendosur me 15 shkurt.

Sipas banores, gjoba është vendosur për ti bërë presion me qëllim që të mos kundërshtojë vendimin e bashkisë dhe të firmosë kontratën e dhurimit që i ka ofruar Bashkia e Tiranës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *