Bota

Edhe Franca nis hetimet për kanalin shtetëror rus

Rregullatori mbikëqyrës i transmetimeve në Francë ka hapur një hetim mbi mbulimin e lajmeve nga kanali televiziv shtetëror rus RT (Rusia Sot)

Rregullatori, i quajtur Arcom, konfirmoi hetimin të premten (4 shkurt).

Ai nuk shtjelloi arsyet por bëri me dije se heton rregullisht shqetësimet rreth kanaleve që transmetojnë në Francë.

RT France, e cila u lansua në vitin 2017, është pjesë e rrjetit global RT TV.

Shumë në Francë e shohin RT si një mjet propagande të qeverisë ruse që përforcon politikën e ekstremit të djathtë ose populliste.

Lexo më shumë  BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Ai është kritikuar vazhdimisht nga presidenti, Emmanuel Macron.

Drejtoresha e RT France, Xenia Fedorova shkroi në Twitter: “Mirë se erdhët në botën e re të censurës” dhe në mënyrë sarkastike e quajti atë “kohë të përsosur” pas vështirësive të fundit të RT ne Gjermani.

Një rregullator gjerman i medias vendosi të martën se RT-së i mungon leja e nevojshme për të transmetuar programet e saj në gjuhën gjermane në vend.

RT filloi transmetimin në mes të dhjetorit duke përdorur një licencë serbe.

Lexo më shumë  Norvegjia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Si hakmarrje, Rusia të enjten njoftoi se po mbyll zyrën e transmetuesit publik gjerman, Deutsche Welle në Moskë dhe po tërheq akreditimet e stafit të saj.

Ishte masa e fundit e qeverisë ruse kundër gazetarëve të huaj ose të pavarur.

Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë të premten se “dënon” vendimin e Moskës për të mbyllur aktivitetet e Deutsche Welle. /REL

Rruga Press

YouTube player