Bota

SHBA-ja miraton shitjen e avionëve F-16 Jordanisë në vlerë 4.21 miliardë dollarë

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e serisë së avionëve F-16 Block 70 me vlerë 4,21 miliardë dollarë Jordanisë.

“Departamenti i Shtetit ka vendosur të miratojë shitjen e avionëve F-16 C/D Block 70 dhe pajisjeve përkatëse me një kosto të vlerësuar prej 4.21 miliardë dollarësh Jordanisë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Agjencia e Bashkëpunimit për Siguri dhe Mbrojtje e SHBA-së.

Kongresit i është dërguar njoftim në lidhje me miratimin e shitjes, thuhet në deklaratë, e cila shton se në paketën e shitjes janë përfshirë 12 avionë F-16C Block 70 dhe katër F-16D Block 70, si dhe pesë motorë rezervë dhe pajisje të tjera mbështetëse.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Në deklaratë theksohet se shitja do të japë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë e Jordanisë, por nuk do të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në rajon.

Miratimet e Departamentit të Shtetit për shitjen e armëve thjesht nënkuptojnë se shitja nuk paraqet problem për administratën amerikane.

Nëse Kongresi Amerikan nuk kundërshton vendimin e Departamentit brenda 30 ditëve pune, administrata fillon negociatat për përmbajtjen e paketës së shitjes me shtetin për të cilin është miratuar shitja.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Në përfundim të këtyre negociatave, SHBA-ja i ofron letër oferte atij vendi. Nëse oferta merr përgjigje pozitive, zhvillohet procesi i blerjes.

Rruga Press

YouTube player