Bota

Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Një detar u vra në një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një sulm me raketa ndaj një anijeje cisternë të produkteve të naftës në Gjirin Persik të enjten.

Tankeri MT Velos Sapphire, me flamur të Ishujve Marshall, po lundronte pa ngarkesë drejt Bahreinit kur u godit, tha në një deklaratë firma greke e menaxhimit Velos Tankers.

Lexo më shumë  Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës ruse organizatë terroriste

“Kompania me hidhërim të thellë njofton vdekjen e njërit prej detarëve të saj, i cili u gjet i plagosur për vdekje në bord, pasi fillimisht ishte raportuar i zhdukur pas shpërthimit”, tha ajo.

Nuk pati të lënduar të tjerë midis ekuipazhit, të cilët shuan një zjarr në anije të shkaktuar nga shpërthimi, dhe nuk pati raportime për ndotje, shtoi Velos Tankers.

Lexo më shumë  Zelensky: ShBA-ja po përqendrohet te Lindja e Mesme, ndërsa nuk po ushtron presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë

Anija u dërgua në Portin Khalifa Bin Salman të Bahreinit dhe do të nisë një hetim. Shkalla e dëmtimit në trupin e anijes është ende duke u vlerësuar.

Rruga Press

YouTube player