BallinaLajme

Fauci paralajmëron: Muaji janar do të jetë i tmerrshëm, shtrimet në spital nga COVID do vazhdojnë të rriten në SHBA

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 dha këtë afat kohor për mposhtjen e koronavirusit në një prononcim për “Newsweek”.

SHBA– Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe anëtar i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 Duke folur për Newsweek, paralajmëroi: “Janari do të jetë i tmerrshëm”.

Mendoj se rënien reale të shifrave do të nisim ta shohim nga muaji prill, kur të kemi dhe një vaksinim më të gjerë të popullatës”, shprehet ai. “Pastaj ndërsa shkojmë në maj, qershor dhe korrik, drejt fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021, atëherë them se do të fillojmë të shohim ndryshime drastike”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Ish-drejtori i Burgjeve në Shqipëri, i dha tenderin 200 mijë € pa garë vëllait të deputetit të PS për fruta, perime dhe reçel për të dënuarit

Sipas Faucit, vendi praktikisht “nuk doli kurrë nga vala e parë e sëmundjes”.

“Unë as nuk flas më në valë kur përshkruaj shpërthimin e sëmundjes. E shoh më shumë si një vijimësi me dallgë të ndryshme e jo thjesht si një valë që shkon e vjen”, thotë kryeeksperti amerikan.

Fauci ka shpresa se situata do të përmirësohet, por jo tani shpejt. Që kur u raportua një vit më parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri ka infektuar me shumë se 65.4 vetë në mbarë botën e ka marrë mbi 1.5 milion jetë njerëzish.

Lexo më shumë  Stërviten nënoficerët e këmbësorisë me taktika ushtarake e qitje, për ngritje të aftësive luftarake

/dosja.al

YouTube player