Zbulohet specialisti i IT-së që nxori të dhënat e pagave: U fut në server
Hetimi për publikimin e pagave mujore të 637 mijë shqiptarëve ka nisur dhe deri më tani ka një të dyshuar! Nga të gjitha të dhënat e mbledhura është arritur në pikën, ku hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, kanë dyshime se e gjitha është bërë nga një specialist IT. Sipas gazetarit Elton Qyno, punonjësi, emri i të cilit refuzohet të bëhet publik nga {olicia, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj.
Por nuk ka kaluar pa lënë gjurmë, pasi deri më tani është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje, megjithatë gjithashtu nuk dihet asnjë detaj lidhur me deponimin e tij para drejtësisë përveç faktit së ka mohuar gjithçka. Edhe pse hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, madje dhe në mënyrë të paautorizuar. Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave,duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor. Por specialisti i “IT” kishte hyrë duke përdorur userin e një punonjëse të dalë në pension.
Njoftimi i Prokurorisë:
Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT. Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.
Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin. Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.
Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor. Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore. Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.
Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona. Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.
Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.
Rruga Press