Lajme

Zbulohet specialisti i IT-së që nxori të dhënat e pagave: U fut në server

Hetimi për publikimin e pagave mujore të 637 mijë shqiptarëve ka nisur dhe deri më tani ka një të dyshuar! Nga të gjitha të dhënat e mbledhura është arritur në pikën, ku hetuesit e Prokurorisë së Tiranës, kanë dyshime se e gjitha është bërë nga një specialist IT. Sipas gazetarit Elton Qyno, punonjësi, emri i të cilit refuzohet të bëhet publik nga {olicia, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj.

Por nuk ka kaluar pa lënë gjurmë, pasi deri më tani është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje, megjithatë gjithashtu nuk dihet asnjë detaj lidhur me deponimin e tij para drejtësisë përveç faktit së ka mohuar gjithçka. Edhe pse hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, madje dhe në mënyrë të paautorizuar. Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave,duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor. Por specialisti i “IT” kishte hyrë duke përdorur userin e një punonjëse të dalë në pension.

Njoftimi i Prokurorisë:

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT. Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin. Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.

Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor. Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore. Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona. Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.

Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *