Lajme

“Monika Lubonja, këshilltare që paguhet me taksat tona, ka 3 muaj në Big Brother VIP”

Nga databaza e pagave të qytetarëve mësuam se Monika Lubonja është këshilltare në Bashkinë e Tiranës, por ne kemi tre muaj që e shohim në ekran. Përveç se merr rrogën pa qenë në punë, ajo po merr edhe famën që më parë nuk e kishte te publiku shqiptar, paratë e të cilit vazhdon t’i marrë edhe nga vaskat e ngrohta të Big Brother VIP.

Rreth kësaj u shpreh edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha që ka ironizuar aktoren Monika Lubonja e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. Lubonja  ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt. Hoxha tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.

Lexo më shumë  Lubonja: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane RAI, fantashkencë dhe e papranueshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *