Lajme

Kosova regjistron 4 raste pozitive me Covid, asnjë viktimë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 23 dhjetor, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.983 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se pesë persona janë shëruar derisa 321 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Lexo më shumë  Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.989 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca./REL

Lexo më shumë  Tomorri: Me anë të fondacionit të Delina Ficos, Soros ka privatizuar dhe gjyqësorin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *