Lajme

Kosova regjistron 4 raste pozitive me Covid, asnjë viktimë në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të enjten, më 23 dhjetor, janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.983 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se pesë persona janë shëruar derisa 321 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Prej tyre 2.989 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *