Lajme

Rama aludon për komplot për rrjedhjen e databazës së pagave, refuzon përgjegjësinë

Kryeministri nuk pranoi kurrfarë përgjegjësie të tij dhe administratës së tij për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të të gjithë të punësuarve ndërsa paralajmëroi se ka nevojë për më shumë tenderë në tatime pasi sistemi aktual, sipas tij, “është i vjetër”.

Kryeministri Edi Rama refuzoi të marrë ndonjë përgjegjësi për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve gjatë ditëve të fundit duke hedhur aludime për një komplot nga opozita për destabilitet ndërsa u rrek të garantojë shqiptarët se përdorimi i platformave elektronike të qeverisë, si e-Albania, është i sigurt dhe të dhënat e tyre personale janë gjithashtu të sigurta.

Shqiptarët u tronditën por edhe u gajasën nga rrjedhja në internet e një dokumenti xls me 670 mijë emra dhe mbiemra, numra kartash identiteti, pozicione pune, emrat e kompanive apo institucioneve punëdhënëse dhe pagat e muajit janar 2021. Të enjten, një dokument i dytë, i cili duket se mbart të dhënat e listës së pagave për muajin prill, rrodhi gjithashtu në rrjet duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 700 mijë shqiptarëve.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Dua ta theksoj që në fillim që kjo është  një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht,” deklaroi Rama ndërsa kishte marrë në konferencë drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, institucioni kryesor i dyshuar për rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në databazën famëkeqe zgjedhore të Partisë Socialiste këtë fillim viti.

“Në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para. Dhe duke pasur parasysh edhe deklaratat e bëra në foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit, kështu që thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave,” deklaroi Rama.

Ai iu referua sistemit elektronik të tatimeve si i vjetëruar ndërsa paralajmëroi se zgjidhja, sipas tij, ishte punësimi i një kompanie amerikane, por nuk dha detaje për ndonjë proces tenderues për këtë kontratë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rama e nënvlerësoi ngjarjen duke deklaruar se edhe vende të tjera janë përballur me rrjedhje të tilla të dhënash, duke iu referuar rasteve të rrjedhjes së të dhënave në SHBA.

“Uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që organet ligjzbatuese ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre,” deklaroi Rama.

“Ata që aktualisht punojnë apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri më sot, por edhe ata që nga foltoret e kuvendeve të antikuvendeve paralajmërojnë zymtira të tilla,” shtoi ai.

“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit,” tha Rama./Reporter.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *