Lajme

6 viktima, 700 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Nga 3.025 testime në 24 orë, 700 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Shqipëri.

6 qytetarë humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3.399.

Në total janë shëruar 251.477 qytetarë, nga ku 1.048 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në gjithë vendin janë 11.540 pacientë aktivë. 123 janë shtruar në spital. 12 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Për fëmijët që kanë probleme shëndetësore dhe rekomandim nga mjeku, vaksina mund të bëhet që 12 vjeç.

Për ata persona që kanë kaluar 6 muaj nga injektimi me dozën e dytë, ministria bën thirrje për dozën e tretë.

“Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19,” – shkruhej në njoftim.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *