Bota

“Tregu i NFT-ve po shkon drejt kataklizmës”

Ish-bankieri i investimeve Colborn Bell, paralajmëron një katastrofë të tregut të NFT-ve. Vetë Bell zotëron NFT me vlerë miliona dollarë dhe ka interes në të ardhmen e tyre, por në një intervistë për “Fortune”, ai thotë se ky treg po shkon drejt një përplasjeje kataklizmike.

Bell ka hyrë në NFT në fillim të vitit 2020 dhe që atëherë e ka zgjeruar koleksionin e tij. Ai është themelues i Muzeut të Artit Kripto, një hapësirë ​​ekspozite arti të bazuar në VR.

Ish-bankieri thotë se nuk është në këtë biznes për paratë – ai është zotuar se nuk do të shesë kurrë një NFT të vetme nga ndonjë prej koleksioneve të tij të ekspozuara në muze.

Lexo më shumë  Presidenti i ri i Tajvanit i bën thirrje Kinës t’i ndalë kërcënimet

Bell pretendon se ai thjesht po i ndihmon të tjerët “të provojnë se ishin këtu para se të hapej kjo “minierë ari”” dhe e ekspozon artin e tyre në muzeun e tij. Ai ka blerën një kishë të vjetër në Kingston, Nju Jork, për ta sjellë muzeun në botën reale.

Por sipas tij, problemi qëndron te fakti se ka shumë artistë – dhe shumë pak blerës.

Barriera e hyrjes për artistët është shumë më e ulët se sa ajo për koleksionistët. Për mua, kjo formulë nuk funksionon.

Kemi tani këtë trendin për ta bërë gjithçka NFT. Dhe vetëm për shkak se është bërë NFT, tani është e vlefshme. Për mua, kjo po bëhet shumë e rrezikshme.

Për Bell, i gjithë qëllimi i kriptoartit është të jetë “kundërkulturor”, ndërsa vetë muzeu shërben si një “kundërnarrativë ndaj komercializimit të shfrenuar që po ndodh këtu“.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Mund të tingëllojë ironike, nëse merr parasysh pozicionin e Bell, duke ditur se një nga koleksionet e tij aktualisht vlerësohet rreth 15 milionë dollarë.

NFT është një shkurtim për termin në anglisht non fungible token, në shqip monedhë e pakëmbyeshme. Një NFT është njësi unike digjitale, që certifikon ose provon pronësinë e aseteve digjitale. NFT-të nuk mund të kopjohen, zëvendësohen apo të copëzohen. Ato ruhen në një arkivë apo regjistër digjital të njohur si blockchain, e njëjta teknologji që qëndron pas kriptovalutave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *