Sport

Teuta në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, mposht Skënderbeun

Me kampionatin e kompromentuar, kampionët e Shqipërisë në fuqi të Teutës kanë tashmë Kupën e Shqipërisë si shpëtim për të arritur në Europë. Sot ata arritën të shkojnë në gjysmëfinalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend teksa mundën edhe në ndeshjen e kthimit Skënderbeun në “Elbasan Arena”.

Durrsakët vinin të qetë në këtë takim pasi kishin fituar 1-0 duelin e parë dhe sot po 1-0 arritën të fitonin ndaj korçarëve edhe pse për miqtë kishte disa raste të diskutueshme siç ishte një gol i anuluar në pjesën e dytë.

Gjithsesi Teuta kaloi në avantazh që në minutën e 8’ me një penallti të realizuar nga Hebaj, gol që i dha shumë qetësi ekipit të Arapit që menaxhoi mirë ndeshjen.

Në pjesën e dytë ishte Skënderbeu që rriti presionin dhe në 63’ arritën të barazonin me Shehin por VAR e anulon për pozicion të parregullt.

Ka protesta por gjithsesi Skënderbeu tenton gjithçka pa ia arritur dhe në fund është Teuta që pret biletën si ekipi i parë gjysmëfinalist i Kupës së Shqipërisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *