Lajme

38 mijë familjet e prekura nga tërmeti të harruara plotësisht, akoma presin dëmshpërblimin

Banorët e dëmtuar prej tërmetit të vitit 2019 duket se janë harruar nga institucionet.

Bashkitë dhe Ministria e Rindërtimit, nuk ka miratuar për afërsish gjysmën e tyre, pagesat për riparimin e shtëpive të dëmtuara.

Sipas vendimeve të Komitetit Shtetëror të Rindërtimit, numri i banesave totale që u është dhënë fondi për kompensimin e dëmeve të tërmetit është 45.459, nga 83.745 ndërtesa që klasifikohen të dëmtuara pjesërisht, të cilat duhet të merrnin paratë nga buxheti i rindërtimit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka mbledhur vetëm 5 herë këtë vit Komitetin e Rindërtimit, duke dhënë ndihmë financiare për vetëm 939 familje.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Në 2020-n Komiteti i Rindërtimit u mblodh 69 herë, dhe miratoi ndarjen e fondeve për shtëpitë dhe apartamentet e dëmtuara për 31.935 familje. Në total janë alokuar 79 milion euro fonde, mesatarisht 2.500 euro për familje.

Vitin e shkuar, i cili ishte edhe një vit elektoral, Komiteti miratoi 29 vendime, duke shpërndarë fonde për riparimin e banesave për 12.585 familje. Në total fondet e miratuara 1 vit më parë  ishin 47.5 milion euro, 3800 euro për një banesë.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Por vlera e fondeve të miratuara këtë vit është vetëm 5.7 milion euro.

Me kalimin e viteve, numri i familjeve që po përfitojnë nga rindërtimi është ulur, por në rastet e pakta kur janë dhënë para, fondet janë rritur. Një familje ka marrë këtë vit mesatarisht 6100 euro.

38 mijë familje presin të marrin dëmshpërblimin për rregullimin e shtëpisë, procedurë që kërkon vetëm mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *