Lajme

Çmimi i banesave në Shqipëri me rritje mbi normën e BE-së në 10 vite

Çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur me 60% në 10 vite. Norma është më e lartë se në Bashkimin Europian, ku rritja është shënuar 45%.

Në vitin 2013 një banesë në Tiranë kushtonte 62 mijë euro. Vlera e saj është rritur me rreth 60% në një dekadë, ndërsa ndërtimi është bërë sektori kryesor i rritjes ekonomike në vend. Të dhënat ilustrohen sipas `Indeksit Fischer` të Bankës së Shqipërisë, një nga treguesit zyrtarë që matin ecurinë e çmimit të banesave në kryeqytet dhe në rrethe.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Pronat zënë rreth 80% të pasurisë së familjeve shqiptare.

Ato janë burimi më i sigurt financiar për ta, nëse shtojmë faktin se 65% e pasurisë përfaqësohet nga banesa kryesore, dhe mbi 90% e familjeve e zotërojnë banesën ku jetojnë.

Rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka qenë e ndjeshme në pjesën dërrmuese të vendit, veçanërisht në pjesën qendrore dhe në bregdet.

Ndërkohë, Eurostat ka matur ndryshimin e çmimit të pasurive të paluajtshme në vendet e Bashkimit Europian. Në një dekadë, në të gjithë zonën euro çmimet janë rritur me 45%. Në vende si Hungaria, Estonia e Luksemburgu, vlera është rritur me mbi 130%, ndërkohë që janë vetëm 3 shtete, ku çmimet janë zhvlerësuar, Itali, Greqi e Qipro.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *