27 vjet nga hyrja e NATO-s, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për paqen dhe stabilitetin në vend.
Në një postim publik, ambasada theksoi se ndërhyrja e NATO-s ndihmoi në hapjen e rrugës drejt paqes, duke nderuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës ndër vite.
Po ashtu, në mesazhin e saj, ambasada rikonfirmoi angazhimin e përbashkët me Kosovën për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në të ardhmen.
Rruga Press

