KryesoreLajme

Kush janë 20 personat e dosjes së SPAK? Emrat e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

SPAK ka goditur një organizatë kriminale të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, e cila sipas hetimeve vepronte në disa shtete të Amerikës Latine dhe Europës.

Sipas dosjes hetimore, grupi dyshohet se trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinami, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko dhe Brazili drejt vendeve të Europës, duke gjeneruar fitime të mëdha që më pas dyshohet se pastroheshin përmes aktiviteteve ekonomike dhe investimeve të ndryshme.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Personat e përfshirë në dosje janë:

• Ardian Zykaj
• Alfredo Hamzai
• Adrian Rama
• Erjon Rama
• Orgest Biçaj
• Orest Sota
• Elton Memeti
• Artur Shehu
• Leonard Bishaj
• Arben Ismaili
• Edmond Jaupi
• Besnik Myftari
• Dritan Aga
• Luciano Koceku alias Artur Koceku
• Abedin Koceku alias Dino
• Ervin Koceku
• Astrit Vladi
• Kastriot Vladi
• Gëzim Islami
• Ilir Shtufi

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Operacioni i SPAK është një nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit ndaj trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

YouTube player