KryesoreLajme

1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Ishte bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përkundër shumë përplasjeve ndër vite, LDK hoqi dorë nga hatër mbetjet dhe vendosi që në krye të listës ta vendoste Vjosa Osmanin, ish-presidente e vendit, që para 5 viteve e kishte lënë partinë në “lloç” dhe ishte bërë bashkë me subjektin rival, Vetëvendosjen e Albin Kurtit, transmeton lajmi.net.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LDK pati një rezultat tejet zhgënjyes, doli e treta dhe mori vetëm 18 deputetë apo 16.69 për qind të votave. Ky rezultat madje doli të jetë i njëjtë me atë të shkurtit të vitit të kaluar. E ky rezultat për Abdixhikun ishte i lartë, e ai krenohej me të edhe në natën e zgjedhjeve derisa bënte krahasimin me zgjedhjet e dhjetorit ku morën vetëm 13%.

Lexo më shumë  “Zonjat e Rilindjes” të tronditura për gjuhën e urrejtjes, por harrojnë të shohin se si po e mbjell Edi Rama

Por pas këtij rezultati zhgënjyes, figura të njohura të LDK-së po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Dega e Pejës që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, dega e Lipjanit që udhëhiqet nga Imri Ahmeti dhe dega e II në Prishtinës tashmë publikisht po kërkojnë që Abdixhiku ta marrë përsipër rezultatin dhe të jap dorëheqje.

Përveç komunikatave të degëve dhe figura të tjera tashmë kanë filluar të dalin publikisht kundër Abdixhikut.

Ka edhe të tjerë brenda LDK-së që po i japin përkrahje kryetarit aktual.

Mirëpo, në krejt këtë katrahurë që e ka përfshirë LDK-në, asnjë fjalë nuk po e thotë asaj që iu besua roli i bartëses së listës, Vjosa Osmani. Osmani ka zgjedhur që thjesht të përfitoj nga mundësia e bashkimit me LDK-në, por siç duket kur vie fjala tek problemet e kësaj partie, kjo e fundit po shikon vetëm punët e saj.

Lexo më shumë  Gjykata e Apelit të Kosovës e refuzon si të pabazuar ankesën e Blerim Isufajt

Asnjë postim në rrjetet sociale nuk e ka bërë ajo. Asnjë reagim e asnjë deklarim për media. Mbetet të shihet nëse sot apo në ditët në vijim ajo do të jap opinionin e saj për “llugën” që është krijuar brenda LDK-së. /kosovanews/

YouTube player