KryesoreLajme

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Qeveria në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 3 milionë eurove, me qëllim mbulimin e policës kufitare, përkatësisht Kartonit të Gjelbër, për mërgimtarët që vijnë në Kosovë gjatë sezonit veror.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se këto mjete janë pjesë e masave mbështetëse për diasporën në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas tij, masa do të zbatohet duke filluar nga muaji korrik dhe synon lehtësimin e shpenzimeve për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me vetura gjatë periudhës së verës.

Lexo më shumë  “Janë fëmijët tanë ata që po rrihen” Avokati Matlija thirrje avokatëve dhe juristëve: Të hartohen kallëzime penale për dhunën policore ndaj protestuesve. Dy kallëzime janë dorëzuar, të tjerat janë rrugës

“Duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjetet për të mbuluar policën kufitare apo atë siç quhet Kartoni i Gjelbër për mërgatën tonë, të cilët hyjnë me vetura në vizitë apo për qëndrim në Kosovë përgjatë kësaj periudhe. Prandaj, si e tillë, propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 3 milionë euro, për zbatimin e masës 4.5, mbështetja e mërgatës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike”, tha ai.

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"

Kjo masë, sipas Qeverisë, synon të lehtësojë barrën financiare për mërgatën dhe të nxisë vizitat e tyre gjatë sezonit veror në vend.

Rruga Press

YouTube player