KryesoreLajme

CNN: Përshkallëzohen protestat në Shqipëri pas projektit të Kushner dhe Ivanka Trump

Gjigandi amerikan CNN vijon t’i kushtojë vëmendje protestave që po zhvillohen në Shqipëri. Në një video të publikuar së fundmi, media amerikane ndalet te përshkallëzimi i reagimit qytetar pas njoftimit të Jared Kushner dhe Ivanka Trump për planet e tyre për ndërtimin e resorteve luksoze në zona të mbrojtura të bregdetit shqiptar.

CNN nis raportimin e vet me rastin e Kakomesë duke publikuar pamjet e kësaj të diele. Qindra qytetarë shembën rrethimin që prej shumë vitesh ishte vendosur në një nga perlat e jugut të vendit.

Lexo më shumë  Sveçla: Drejtësia për Afrim Bunjakun mbetet e paplotë deri në kapjen e të gjithë të dyshuarve

Në vijim të raportimit, media amerikane shton se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër projekteve të planifikuara në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës dhe në Zvërnec, duke i cilësuar protestat si një nga lëvizjet më të mëdha qytetare të kohëve të fundit në Shqipëri.
Sipas CNN, kundërshtimi fillimisht u fokusua te shqetësimet për ndikimin që projektet mund të kenë mbi mjedisin dhe ekosistemet e mbrojtura, por me kalimin e javëve protesta është shndërruar në një reagim më të gjerë ndaj mungesës së transparencës në vendimmarrje dhe mënyrës së qeverisjes.

Lexo më shumë  Vizitën e parë jashtë Shqipërisë, Vlora Hyseni e ka pasur 10 ditë në Serbi

Rruga Press

YouTube player