Bota

Zyrtari ukrainas shpërndan videon emocionuese të 4-vjeçares që jeton në bunker

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, një video emocionuese të një vajze ukrainase 4-vjeçe e cila po jeton në bunker si pasojë e sulmeve ruse.

Podolyak ka shpjeguar se vajza e ka emrin Alice dhe se jeton në Mariupol, në qytetin port të rrethuar nga forcat ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Në video vogëlushja dëgjohet duke thënë se dëshiron të evakuohet dhe t’i thotë “tung” gjyshes së saj, transmeton Telegrafi.

“Është e qartë se çfarë do të ndodhë kur Rusia të arrijë atje. A mund t’i shpëtojë atëherë bota”, pyeti këshilltari i Volodymyr Zelensky.

Rruga Press

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *