Bota

Zyrtari i NATO-s ngre alarmin: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti

“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se Bjellorusia po përgatitet të lejojë Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.

“Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë”, shkruajti “The Guardian”.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *