Lajme

Zyrtare: Vendoset data kur do të nisë fushata për zgjedhjet e 6 Marsit

Komisioni Rregullator pranë KQZ ka vendosur që fushata për zgjedhjet e pjesshme  lokale në 6 bashki të vendit të nisë në datën 19 Shkurt.

PD kishte propozuar më herët që fushata të niste në datën 7 Shkurt.

Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Vaut të Dejës.

Derimë tani të gjitha subjektet politike kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e garës, ndërkohë që PD pritet të kandidojë me kandidatë të ndryshëm, në një anë ata që do të propozohen nga Komisioni i Rithemelimit dhe nga ana tjetër të propozuarit e Bashës.

Lexo më shumë  2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në rajon

Berisha njoftoi sot nga Rrësheni se kandidatët do të zgjidhen përmes primareve brenda partisë.

“Ndaj edhe kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, të shkojmë. Kush do i caktojë? Do i caktojë vota e lirë kandidatët, jo më Sali Berisha apo komisioni. Jo më kryetari. Do i caktojë qytetari, do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Unë këtu dhe ju dëgjoni diskutime të njëjta, ndonjëherë edhe më të shquara se ato që drejton në grupet drejtuese të strukturave dhe PD. Ky është niveli sot në politikë dhe ata që tregojnë lëkundjen më të vogël të vogël të besimit tek ju, tek vendimmarrja juaj, ata nuk meritojnë t’ju drejtojnë ju. Ju duhet t’i drejtoni ata”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player