LajmeLatest News

Të pastrehë nga tërmeti, 180 familje presin prej 26 muajsh rindërtimin e banesave

Kjo fundjavë e gjeti lagjen 17 të Durrës në protestë. Banorët e kompleksit Jedas, një nga më të dëmtuarit nga tërmeti i nëntorit 2019, vijojnë të presin përfundimin e punimeve, që sipas tyre po zvarriten.

“Jemi në janar dhe nuk kemi ende asnjë informacion se kur do të përfundojnë këto punime”, shprehet një nga banoret.

Lexo më shumë  Kurti takohet me kryetarin e Parisit, zhvillon bisedime edhe për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

Prej 26 muajsh, 180 familjet e këtij kompleksi presin rikthimin në banesat e tyre. Ata akuzojnë bashkinë se nuk u ka dhënë të paratë që përfitojnë nga bonusi i qirasë. 

“Vitin që shkoi kemi 3 muaj pa paguar. Unë dhe bashkëshorti jemi pensionistë, fëmijët i kemi studentë. Qiraxhinjtë po na kërkojnë që të largohemi nga shtëpitë”, shprehet një pensioniste.

Sipas dokumenteve shkresore, rindërtimi i këtyre pallateve duhet të kishte përfunduar një muaj më parë, por pamjet tregojnë se ka ende shumë punë para.

Lexo më shumë  “Serbia të braktisë pretendimet shoviniste ndaj Kosovës!” - Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *