Lajme

Zyrtare/ Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka njoftuar të mërkurën se e ka shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për shkak të mospërmbushjes së objektivave.

Çuçi përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë një emër të ri në krye të Policisë.

Lexo më shumë  “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

“Shkarkimi i Nanos ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Detyrat e drejtorit të Policisë do t’i ushtrojë përkohësisht nëndrejtori Tonin Vocaj, sipas Çuçit.

Gledis Nano u emërua në krye të Policisë më 6 tetor të vitit 2021. Me të ardhur në këtë pozitë, Nano premtoi reforma të mëdha, siç ishte testimi i punonjësve të Policisë për përdorimin e drogës, por u largua pa i realizuar ato.

Lexo më shumë  Konjufca: Zgjedhja jonë është Evropa, Serbia me retorikë kriminale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *