Bota

NASA do të nisë raketën në hënë të shtunën

Agjencia amerikane e SHBA-së ka thënë se do të provojnë të shtunën ta nisin raketën në Hënë.

Të hënën ka dështuar të niset raketa për shkak të problemeve teknike apo siç njoftuan inxhinierët, për shkak të rrjedhjes së motorit.

Pasi kanë shikuar, inxhinierët kanë bërë të ditur se e kanë kuptuar se pse ka ndodhur problemi, shkruan BBC-ja të mërkurën.

Lexo më shumë  Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Ata mendojnë se ka të ngjarë që prishja të lidhet me një lexim të pasaktë të sensorit dhe mund të zhvillojnë një strategji për t’u marrë me problemin në ditën e nisjes.

Kjo përfshin fillimin e procesit të ftohjes së motorëve më herët numërimit mbrapsht.

“Ne kemi një rrugë përpara për ta ndjekur dhe për ta mbështetur nisjen e ardhshme të raketës”, ka thënë John Honeycutt, i cili menaxhon sistemin e nisjes në hapësirë të raketave në NASA.

Lexo më shumë  Aktivisti rus kundër luftës në Ukrainë dënohet me pesë vjet burgim

Nisja të shtunën do të jetë në orën 14:17 sipas orës lokale në qendrën e Kennedyt në Florida.

Kontrollerëve do t’u jepen dy orë për ta shkëputur raketën nga toka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *