Zyrtare: Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente
Kupa e Botës 2030 do të mbahet në gjashtë vende dhe në tre kontinente, ka konfirmuar FIFA.
Spanja, Portugalia dhe Maroku kanë fituar organizmin e ngjarjes më të madhe në botë, ndërsa tre ndeshjet hapëse që do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.
Ndeshjet hapëse në Amerikën e Jugut do të shënojnë njëqindvjetorin e Kupës së Botës pasi do të bëhen 100 vjet nga turneu inaugurues në Montevideo. Vendimi pritet të ratifikohet në një kongres të FIFA-s vitin e ardhshëm.
📷
— FIFA Media (@fifamedia) October 4, 2023
FIFA Council takes key decisions on FIFA World Cup™ editions in 2030 and 2034: Morocco, Portugal and Spain joint bid is the sole candidate to host FIFA World Cup 2030™
➡️https://t.co/cKJec1tIE4 pic.twitter.com/mwLRerCIlg
“Në një botë të ndarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, tha fillimisht presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ai tutje shpjegoi se si erdhi deri te ky vendim që sipas tij është shumë i rëndësishëm për futbollin.
“Këshilli i FIFA-s, që përfaqëson të gjithë botën e futbollit, njëzëri ra dakord të festojë në mënyrën më të përshtatshme përvjetorin e njëqindtë të Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguai në vitin 1930. Si rezultat, një festë do të zhvillohet në Amerikën e Jugut dhe tre vende të Amerikës së Jugut – Uruguai, Argjentina dhe Paraguai – do të organizojnë nga një ndeshje të Kupës së Botës FIFA 2030. E para nga këto tre ndeshje sigurisht që do të luhet në stadium. ku filloi gjithçka, në Estadio Centenario mitike të Montevideos, pikërisht për të festuar edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës FIFA”.
“Këshilli i FIFA-s gjithashtu ra dakord unanimisht se e vetmja ofertë për të pritur Kupën e Botës FIFA 2030 do të jetë oferta e përbashkët e Marokut, Portugalisë dhe Spanjës”.
“Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuar jo vetëm në një festë të futbollit por edhe në sigurimin e kohezionit unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh paqeje, tolerance dhe përfshirjeje”, ka thënë Presidenti i FIFA-s.
Rruga Press