Lajme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin pas sulmit terrorist në veri

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të udhëtojë në Ballkan më 5 tetor në mes të tensioneve në rritje si pasojë e agresionit serb në Kosovë.

Baerbock do të flasë me liderët nga Serbia dhe Kosova dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, shkruan REL.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon ishte “padyshim shqetësuese”. Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player