Sport

Arbnor Muja shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve – driblim dhe goditje e saktë që përfundoi në rrjetë

Antwerp po luan në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Arbnor Muja ka startuar në këtë ndeshje, ku ka arritur të shënojë që në minutën e tretë.

Sulmuesi anësor mori një top nga e djathta dhe me një driblim të bukur kaloi një kundërshtarë për të gjetur pastaj rrjetën me një goditje me të majtën.

Ky ishte goli i parë i Mujës në Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.

Të mos harrojmë se Muja në vitin e shkuar kompletoi transferimin e tij te Antwerp nga Drita.

Rruga Press

YouTube player